Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj duke folur për Gjilanin tha se me programin e tyre zhvillim ekonomik, sipas tij, kjo komunë do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit, rapoerton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u shpreh se Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj.
“Gjilani gati për hapa të mëdhenj! Anamorava e fortë don të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit”, shkroi tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma/