Çitaku: Masat e BE-së ndaj Kosovës i kemi sepse askush s’i beson më Kurtit

Çitaku: Masat e BE-së ndaj Kosovës i kemi sepse askush s’i beson më Kurtit

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është deklaruar për masat e BE-së ndaj Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Çitaku ka theksuar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ekzistojnë për shkak të humbjes së besimit që kanë karshi kryeministrit Albin Kurtit, madje as letrave të nënshkruara nga ai.

“Kjo do të jetë një ndër gjërat më sfiduese me të cilat do të ballafaqohet ditët e para kryeministri Hamza, mirëpo është besim i yni që brenda 100 ditëve të para ne do të arrijmë t’i largojmë masat ndëshkuese të BE-së. Masat janë aty nga ana e Bashkimit Evropian sepse kjo klasë politike ka humbur besimin, më nuk i beson askush kryeministrit të Republikës së Kosovës, fjalës së tij, madje as letrave të nënshkruara nga ai”, tha Çitaku në emisionin “DPT te Fidani”.

Related Articles