Abdixhiku nga Ferizaj: Sa më të bashkuar kundërshtarët aq më e fort mbështetja popullore ndaj LDK-së

Abdixhiku nga Ferizaj: Sa më të bashkuar kundërshtarët aq më e fort mbështetja popullore ndaj LDK-së

Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim masiv në kuadër të fushatës zgjedhore edhe në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Në fjalimin e tij para mijëra pjesëmarrësve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e përshkroi si “ndjenjë e kënaqësi e veçantë”, përgjigjen e qytetarëve ndaj “thirrjes për ndryshim”.

Abdixhiku tha se “sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës”, mbështetja popullore për LDK-në bëhet më e madhe.

“Sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës tanë, sa më të përafërt anti-rugovistët, aq më e madhe mbështetja popullore ndaj LDK-së. Sepse populli po flet.” – tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles