Memli Krasniqi, kreytari i PDK-së, mbrëmë bashkë me të reja e të rinj, shënuan 25-vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm për të ndërtuar një shoqëri, një shtet dhe një parti ma të mirë.
“Jam i lumtur dhe krenar që kjo organizatë, të cilës dikur i prija edhe unë, sot udhëhiqet nga të rinj të mrekullueshëm, me Arbnorën në krye. Ju falënderoj për një mbrëmje të paharruar dhe për angazhimin tuaj të pakursyer për #MaMirë”.
“Mos harroni kurrë: ju jeni shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka thënë Krasniqi.