Abdixhiku thotë se në Mazgit të Obiliqit LDK është kthyer në forcën kryesore

Abdixhiku thotë se në Mazgit të Obiliqit LDK është kthyer në forcën kryesore

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në fshatin Mazgit të Obliqit, të cilin e quajti madhështor, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku ka deklaruar nga atje se nga Mazgiti i Obiliqit kanë marr shumë entuziazëm, ngrohtësi e shumë thirrje për ndryshim.

“Momentumi i qyteteve po shpërndahet dhe në fshatra. Jo vetëm në një anë, jo vetëm në një regjion, por në gjithë Kosovën”, tha Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se LDK-ja është kthyer në forcën kryesore me shtrirje gjithëkombëtare, teksa shtoi “fitore dhe asgjë më pak”. /Gazeta Enigma/

Related Articles