Përkujtohet polici dhe veterani i UÇK-së Sami Thaqi

Përkujtohet polici dhe veterani i UÇK-së Sami Thaqi

Sot është përkujtuar heroi Sami Thaqi, pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i cili dha jetën në krye të detyrës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zyrtarë policorë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe shumë qytetarë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

“Samiu ka rënë heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur rendin, ligjshmërinë dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë. Ju, familje e Samiut, duhet të jeni krenarë për të kaluarën, veprat dhe heroizmin e tij,” ka theksuar kryetari Kastrati, duke vlerësuar lartë kontributin e tërë familjes Thaqi në luftën çlirimtare.

Related Articles