Hamza: 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Hamza: 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar nga 100 euro subvencion për çdo muaj, për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike.

“Shteti do t’i përkrahë gratë për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare. Ne do t’i ndajmë nga 100 euro në muaj si subvencion për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, që të mund ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, shtoi ai.

“Edhe sonte në Prishtinë, u zotova që si kryeministër nuk do të lejoj që puna e tyre të mbetet e padukshme. Nuk do të lejoj që sakrificat e tyre të mos njihen!”, përfundoi Hamza. /Gazeta Enigma

Related Articles