Nis rregullimi dhe zgjerimi i rrugës në drejtim të Zveçanit

Nis rregullimi dhe zgjerimi i rrugës në drejtim të Zveçanit

Gjatë ditës së sotme ka filluar rregullimi dhe zgjerimi i rrugës në drejtim të Zveçanit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se ky projekt ka qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Sipas njoftimit, punimet përfshijnë rregullimin e segmentit rrugor, zgjerimin e korsive dhe asfaltimin e sipërfaqes për të garantuar një kalim më të lehtë dhe më të shpejtë.

“Ky investim do të kontriboj në lehtësimin e trafikut dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale me rajonin e Zveçanit, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të zonës”, ka thënë Atiq.

Ai është shprehur se puna do të zhvillohet me “ritme të shpejta dhe në përputhje me standardet më të larta të cilësisë”.

Related Articles