Andi Pajaziti u lirua nga akuza për vrasjen në Bon Vivant, i ndërpritet paraburgimi

Andi Pajaziti u lirua nga akuza për vrasjen në Bon Vivant, i ndërpritet paraburgimi

Andi Pajaziti i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në “Bon Vivant”,  është liruar nga akuza për vrasje, ndërsa është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, Pajazitit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjyqtari ka konstatuar se Pajaziti ka bërë mbrojtje të nevojshme në këtë rast, që ndodhi më 4 gusht 2023.

“Lirohet nga ky dispozitiv i aktakuzës sepse ka rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, përkatësisht veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”- tha gjyqtari

Related Articles