Lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur tubim në Gjakovë, ku është parë pjesëmarrje masive nga qytetarët, shkruan Enigma.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti ka folur për opozitën.
“E këta kundërshtarët e mi e kundërshtarët e juj, këta të dashur qytetarë, prej vitit 2021 në pranverë u thojshin aktivistave të vet: “në vjeshtë po bjen qeveria, në vjeshtë ka zgjedhje; në vjeshtë” – thojshin – “në pranverë ka zgjedhje; në muajin e ardhshëm po bjen qeveria”, e nijtëm një ndërkombëtar që tha: “ky muaj nuk i nxen”, e të dashur qytetarë, hajt një javë, e hajt një muaj, e hajt një stinë, e hajt një vjet…u bënë katër vjet e tash kur po mendojnë që janë edhe katër tjera dojn m’u “tranu”. Andaj, teksa, teksa kena me i mujt – teksa s’kena qare pa i mujt -megjithatë është mirë pak mirëkuptim për ta, se ata që kanë menduar se ne do të rrëzohemi “najqysh” me ndërkombëtar në muajin e ardhshëm e na e kemi çu mandatin cep më cep katër vjet: qeveria e parë që e plotëson mandatin në Kosovën e pavarur. Tash, mas këtyre zgjedhjeve të 9 shkurtit – ma mirë me thënë pas këtij referndumi gjithëpopullor të 9 shkurtit – kur po ju kujtohet që kemi me qenë së paku edhe katër vjet të tjera, s’po dinë çka me bo. E kur s’din çka me bo, folë “palidhje”; e kur folë “palidhje”, të mujn edhe më kollaj sesa që kanë pasë me të mujt edhe ashtu”, tha Kurti.