Abdixhiku: Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike

Abdixhiku: Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi një tubim me gratë e Forumit të Gruas në Gjilan, ku kryetari dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ritheksoi përkushtimin e partisë për barazi gjinore dhe përfshirje të grave në proceset vendimmarrëse.

“Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike. Ato ishin zëri i rezistencës, forca e qëndresës dhe shtylla të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Sot, janë pikërisht ato që do t’i udhëheqin fazat e radhës të konsolidimit të shtetit në qeverinë tonë në ardhje, me rolin e tyre të fuqishëm në reformat e parapara në drejtësi, arsim, ekonomi, shëndetësi e kulturë, duke e bërë ndryshimin real dhe të prekshëm për çdo qytetar.” – tha ai.

Ai shtoi se “që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike.”

Në mesin e Lidhjes Demokrate, tha kreu i kësaj partie, ka “gra profesioniste, të zonja dhe të përgatitura, që e kanë dëshmuar veten me punën dhe përkushtimin e tyre.”

“Me 9 shkurt, bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit.”, shtoi ai.

Related Articles