Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje em rastin ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, i cili është shprehur se është i tronditur nga ky lajm.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi, të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajses engjujt!”, u shpreh Gjini./Gazeta Enigma/