Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është tronditur nga ngjarja në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka ndarë dhembjen me familjet e tre fëmijëve të cilët humbën jetën atje.
”I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/