Konjufca për rastin në Jabllanicë: Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve

Konjufca për rastin në Jabllanicë: Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve

Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar duke kërkuar hetim të plotë të rastit, ku edhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës”, ka shkruar ai.

“Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!” – ka shkruar tutje kryeparlamentari. /Gazeta Enigma/

Related Articles