Abdixhiku: I rris vetëm fëmijët e mi, nuk kam nevojë për të tjerë

Abdixhiku: I rris vetëm fëmijët e mi, nuk kam nevojë për të tjerë

Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, mbrëmë e pati një tubim me qytetarë, ku foli për programin e tij ku edhe deklaroi se brenda katër viteve të ardhshme do të ketë mësim tërëditor në gjithë Prishtinën, raporton Gazeta “Enigma”.

“Si prind, si një njeri që i rrit fëmijët këtu, i rris vetëm fëmijët e mi, nuk kam nevojë për fëmijë të tjerë, secili i paqit me jetë të gjatë”, tha ai.

“Por si prind i dy fëmijëve, besoj se çdo fëmijë në Prishtinë dhe në Kosovë, duhet të ketë mësim të dinjitetshëm. Brenda katër viteteve do të ketë mësim tërëditor në gjithë Prishtinën”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Enigma/

Related Articles