Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video nga takimi që kanë zhvilluar në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes publikimit të kësaj videoje Krasniqi theksoi vizionin dhe planin konkret të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për një Kosovë më të mirë.
”Po pra, Bedri Hamza ka plan konkret për një Kosovë më të mirë. Njeriu që po na bashkon drejt një të ardhmeje më të sigurt”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/