Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur një natë më parë në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.
Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se janë shpallur në kërkim një 22 dhe një 27-vjeçar.
“Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, ka njoftuar policia.