Aksident trafiku me fatalitet në Gramsh

Aksident trafiku me fatalitet në Gramsh

Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gramsh-Cërrik ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Policisë së Shtetit, një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Articles