Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të jenë më të ulëta si dhe gjatë ditës do të ketë reshje shiu, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 17-18, gradë celsius , teksa ato maksimale 29-31 gradë celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Enigma/