Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore.

Epiqendra e tërmetit është afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri.

Sipas informacioneve fillestare, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash.

Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit.

Related Articles