Hamza: Votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin më të mirë

Hamza: Votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin më të mirë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 9 shkurt, të votojnë “për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë”.

Hamza ripërsëriti premtimin se pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.

“Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët”, shkroi Hamza në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles