Mbi 20 mijë qytetarë do të votojnë në përfaqësi diplomatike

Mbi 20 mijë qytetarë do të votojnë në përfaqësi diplomatike

Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës që  e kanë përzgjedhur këtë formë të votimit kur janë regjistruar, pra nga 29 gusht deri më 26 dhjetorit 2024.

Elezi tha se 20 mijë e 324 qytetarë do të votojnë në 30 përfaqësi diplomatike.

“Pra, në Listën Votuese jashtë Kosovës, e cila dërgohet në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë Elezi.

Ndër tjera, ai ka shtuar se votuesit në fjalë mund të identifikohen për dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Related Articles