Një 20-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në trup si pasojë e një shpërthimi që dyshohet të jetë aksidental i një zolle në shtëpinë e tij.
Lidhur me gjendjën e tij shëndetësore ka folur, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Ai tha se 20-vjeçi për shkak të plagëve të rënda pati ndërhyrje kirurgjike.
Pas operimit, i njëjti është transferuar në mjekim intensiv.
Siç tha dr. Syla, rasti i rëndë i 20 vjeçarit për trajtim, u pranua rreth orës tre të mëngjesit. /Gazeta Enigma