Kanë mbetur edhe dy ditë fushatë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, por kandidatët për kryeministër nuk i kemi parë në një ballafaqim të përbashkët. Ai që po i ik çdo ballafaqimi të mundshëm me këdo qoftë, është kryeministri Albin Kurti.
Por, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në intervistën për Rubikon, i ka bërë thirrje publike Kurtit që të zgjedh cilin do tubim të Vetëvendosjes, që të ballafaqohen për të parin e ekzekutivit për katër vitet e ardhshme.
Madje siç thotë ai, Kurti me të gjithë simpatizantët e Abdixhiku vetë.
“Populli vendos, le të na shiqoj, unë jam shumë transparent, nuk kam sha, nuk do të shaj, nuk do të përçaj, nuk do të ndaj. Kemi kundërshtar mjaft jashtë, jemi pak për me u nda, dua të flas për projekte, hajde flasim për këto projekte”.
“E kam ftu edhe kryeministrin në debat, i kam thanë po të vi edhe në tubim elektoral, e kam mendu edhe e mendoj, zgjidhe një tubim elektoral, në mikrofon ti aty, unë këtu, urdhëro flasim. Ti me publik, unë veç vet. Unë nuk i fiksohem ballafaqimit”, tha ndër të tjera Abdixhiku.