Osmani në SHBA, foli në të njëjtin vend ku Nënë Tereza dha mesazhin historik 31 vjet më parë

Osmani në SHBA, foli në të njëjtin vend ku Nënë Tereza dha mesazhin historik 31 vjet më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti fjalim dje para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mëngjesit në ShBA, organizuar nga Kongresi Amerikan në Ëashington.

Kjo shënon edhe 31 vjetorin e një prej fjalimeve më të paharrueshme në histori në këtë event, ku Nënë Tereza dha mesazhin që lëvizi botën dhe preku zemrat e miliona njerëzve dhe shpërndau forcë që vazhdon të frymëzojë edhe sot.

E mëngjesin e djeshëm, historia u nderua dhe u përtëri, kur një tjetër grua shqiptare, Presidentja e Kosovës, mbajti fjalimin kryesor aty.

Ashtu si Nënë Tereza që dikur ngriti zërin për jetën, dinjitetin dhe fuqinë e dashurisë, dje Osmani përcolli mesazhe të fuqishme, duke cituar edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova: “Ne kemi besuar te Zoti, dhe ky besim na ka mbajtur gjallë”.

Tutje ajo shtoi se fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara.

Related Articles