Koalicioni për Familjen të bindur se do hyjnë fuqishëm në Kuvend

Koalicioni për Familjen të bindur se do hyjnë fuqishëm në Kuvend

Koalicioni për Familjen ka përmbyllur sonte fushatën zgjedhore me një tubim madhështor, në një atmosferë triumfi dhe entuziazmi të jashtëzakonshëm.

Lideri i këtij koalicioni, Eman Rrahmani, i drejtoi një mesazh të fuqishëm qytetarëve, duke paralajmëruar një befasi të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit – një fitore që do të sjellë Koalicionin për Familjen fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë betejë, ne nuk jemi vetëm! Përkrahja e madhe që kemi marrë në çdo cep të Kosovës na jep sigurinë se Koalicioni për Familjen do të jetë zëri i popullit në Kuvend,” deklaroi Rrahmani, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë fushatës.

Koalicioni për Familjen ka fituar terren të fuqishëm në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa projeksionet zgjedhore e nxjerrin atë qartë mbi pragun zgjedhor. 9 shkurti pritet të jetë dita kur ky koalicion do të dëshmojë se vlerat e familjes, moralit dhe traditës kanë një vend të patundshëm në politikën kosovare!

Related Articles