VV-ja e lëshon “diss-in”, publikon pamjet me dron nga tubimi përmbyllës

VV-ja e lëshon “diss-in”, publikon pamjet me dron nga tubimi përmbyllës

Gjersa Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë tubimin përmbyllës në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, e Partia Demokratike mbajti tubimin përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti”, Lëvizja Vetëvendosje! ka publikuar pamje nga tubimi i djeshëm përmbyllës, shkruan Gazeta Enigma.

Në dilemën se cila parti pati më shumë pjesëmarrje, Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, ka publikuar një video, duke treguar numrin e madh të pjesëmarrësve, me anë të pamjeve të dronit.

“Falenderime të sinqerta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mërgatës për mbështetjen e madhe.”, kanë shkruar ata.

Për herë të parë në Kosovë, më 9 shkurt mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm me 51%, duke krijuar vetë shumicën parlamentare.

Related Articles