Deri në 54 gradë celsius kanë arritur temperaturat në Kaliforni.
Shtetet perëndimore amerikane përballen me temperatura përvëluese. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për qytetarët në këtë valë të të nxehtit duke theksuar se parashikohen “kushte atmosferike të rrezikshme”.
Parku kombëtar “Joshua Tree” në Kaliforni, regjistroi temperatura tepër të larta deri në 49 gradë celsius, por vizitorët nuk munguan.
Hannah Schwalbe, punonjëse në parkun “Joshua Tree tha se: “Njerëzit po vijnë ende në park, edhe me këtë valë të të nxehti. Dhe tani shohim njerëz që vijnë përmes stacionit të hyrjes. Mendoj se ata do të vijnë akoma sepse është bukur dhe shpresojmë që të marrin me vete shumë ujë”.
Shumica përdorin krem kundër diellit dhe metoda të tjera për tu mbrojtur nga rrezet e rrezikshme.
Kushtet e motit ekstrem bënë që temperaturat në Luginën e Vdekjes në Kaliforni të arrinin deri në 54 gradë celsius.
Në disa zona zjarret po shkrumbojnë gjithçka u del përpara.
Përballë kësaj situate, autoritetet kanë evakuuar persona të shumtë përgjatë kufirit të Kalifornisë me Nevadën./Gazeta Enigma/