Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk shkoi asnjëherë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së, pasi duhej të nënshkruante letra të kësaj gjykate dhe në njëfarë mënyre ta pranonte këtë gjykatë.
“Kam pasur mend të shkoj të vizitoj, por unë nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale. Kur kam marrë vesh se duhet t’i mbushi një mori letrash e të nënshkruajë letra, i bie që unë duhet ta pranojë Gjykatën Speciale, njëfarë mënyre i bie që unë duhet t’i bëj legjitimitet kësaj gjykatë. Sepse unë nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, tha Kurti në Top Channel. /Gazeta Enigma