Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka dalë në pikën kufitare në Merdare ku ka mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Bulliqi me këtë rast ju ka ofruar nga një shishe me ujë.
Postimi i tij:
Mirë se vini bashkatdhetarë
Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe ju ofruam nga një shishe me ujë.U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.
Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë.I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre./Gazeta Enigma.