“Votoje ose do ta ndalim ndihmën sociale”

“Votoje ose do ta ndalim ndihmën sociale”

Janë arrestuar katër gra në Zubin Potok pasi dyshohet se e kanë thirrur në telefon një person dhe i kanë kërkuar ta votojë një subjekt politik në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.

Është sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë.

Zubin Potok / 08.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar kate të dyshuara femra kosovare për shkak se të njëjtat dyshohet se e kishin thirrur në telefon një ankues/k, dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Related Articles