Të drejtën për votë e kanë shfrytëzuar pak më parë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.
Ata kanë votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
“Moti është me diell dhe është pak më lehtë të votohet. Besoj që i kanë informatat e nevojshme nga KQZ rreth vendvotimeve të tyre dhe është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm të japin vlerësimin për të gjithë politikanët që i kanë përfaqësuar deri më tani por edhe t’i japin mundësi atyre që ndoshta kandidojnë për herë të parë dhe është më rëndësi që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Ajo i ka uruar suksese të gjithë personave që kanë garuar në zgjedhje.