E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane viziton një vendvotim në veri

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane viziton një vendvotim në veri

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar qendrën e votimit “Vik Karaxhiq” në Zveçan.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës – në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Për herë të parë votojnë mbi 125 mijë të rinj.

Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.

Related Articles