Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se Nisma ka fituar më mbi 40% të votave në Malishevë në bazë të rezultateve fillestare.
Kreu i Nismës ka falënderuar banorët e Malishevës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që votuan koalicionin ku bën pjesë partia e tij.
Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën”, ka shkruar ai.
Tutje Limaj ka thkesuat sr “ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”. /Gazeta Enigma/