Begaj uron Kosovën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Begaj uron Kosovën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e re që del nga këto zgjedhje duhet të vazhdojë punën e mirë për zhvillimin e vendit.

“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!”

“Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka thënë Begaj. 

Related Articles