PDK denoncon vjedhjen e votave nga VV në Gjakovë

PDK denoncon vjedhjen e votave nga VV në Gjakovë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa ka bërë një denoncim publik, duke akuzuar partinë aktuale në pushtet për vjedhje të votave në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai u bënë thirrje organeve të drejtësisë të trajtojnë këtë rast, meqë siç potencon atje ndodhi fenomeni i njohur si ‘’Treni bullgar”.

”Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën ”Zekeria Rexha” dhe tjetra në shkollën ”Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet”, ka thënë Beqa.

“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, ka shtuar më tutje ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles