Baraliu tregon nëse mund të krijohet një qeveri me votat e pakicës

Baraliu tregon nëse mund të krijohet një qeveri me votat e pakicës

Përpiluesi i Kushtetutës, profesor Mazllum Baraliu ka treguar nëse mund të krijohet një qeveri me votat e pakicës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Potencialisht mund të bëhet një qeveri, por qeveria mund të jetë e pakicës, që mund të ketë mbi 61 deputetë. Nuk është një qeveri me bazë të gjerë”, tha Baraliu në “DPT te Fidani”.

“Nëse partia e parë nuk arrinë ta krijojë qeverinë, atëherë partia e dytë fituese me kushtetutë përmes presidentes mund t’i jepet mandati dhe ta krijojë qeverinë. Por edhe ajo e pakicës”, tha Baraliu.

Barliu tutje ka shtuar se në rezultatet zgjedhore votat e diasporës mund të rrisin rezultatin nga 2 dhe 3 përqind.

Related Articles