Kryeministri Edi Rama është parë në një video duke vepruar më ndryshe se herave të tjera, raporton Gazeta Enigma.
Ai gjatë një transmetimi live në Instagram ku foli për herë të parë edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pati një ‘incident’.
Pasi iu ndërpre transmetimi, Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë ‘Fuck you’.
Këtë video që u shpërnda shumë shpejt në media e rrjete sociale, Rama ka vendosur ta shpërndajë edhe vetë në profilin e tij në Facebook.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, me zemër…njësoj si ata trajnerët që nxisin skuadrën”, tha Rama.