Kryetari i partisë serbe, Nenad Rashiq është shprehur se Lista Serbe mbrëmë i ka telefonuar njerëz të partisë së tij, të cilëve u ka premtuar para për të marrë vota.
Ai për tëvë1, ka deklaruar se në bazë të asaj që i kanë treguar bashkëpartiaket e tij, vlera që u është premtuar atyre ka qenë 300 mijë euro, transmeton Gazeta Enigma.
Rashiq tha se kjo është një alarm për KQZ-në për të parandaluar këtë ndërhyrje të Listës Serbe.
Tutje, ai ka thënë se ka ardhur në KQZ për të dorëzuar ankesë dhe për të rritur vigjilencën që vota e tij të mos keqpërdorët./Gazeta Enigma