Arifi: Sikur LVV t’i kishte 53%, të dielën i kishim marrë rezultatet

Arifi: Sikur LVV t’i kishte 53%, të dielën i kishim marrë rezultatet

Analisti politik, Avni Arifi, ka deklaruar se problemet e shfaqura me sistemin e numërimit të votave në KQZ, “nuk do të ekzistonin sikur Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte 53% të votave”.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se probleme janë shfaqur edhe te ngjyra në gisht, pasi disave u është fshirë menjëherë, e disave as pas katër ditësh jo.

“A është cenuar procesi zgjedhor? Po. Sikur LVV t’i kishte 53%, kur do t’i kishim rezultatet? Ekziston bindja që të dielën në orën 21 do t’i kishim rezultatet. Sepse atëherë nuk kish dështu sistemi. Gjithkush që është afër këtij procesi e ka pak a shumë këtë vlerësim. Institucionet e pavarur janë përgjegjësi e dikujt. Këtu sistemi nuk po funksionon, ka dështuar. Shihe ngjyrën, tash e katër ditë nuk hiqet. E pastron me alkool, por nuk hiqet. Dikujt i është hequr e dikujt jo. Kjo është shumë interesant”, deklaroi Arifi.

Related Articles