Arrestohet edhe një person për vrasjen në Skenderaj

Arrestohet edhe një person për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe personin e dytë në lidhje me vrasjen që ndodhi gjatë ditës në Skenderaj.

Në njoftim, policia tha se hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur ta identifikojnë lokacionin e të dyshuarit B.I., 33-vjeç.

“I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin”.

“Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me vrasjen që ndodhi gjatë ditës në Skenderaj, policia më herët e ka arrestuar të dyshuarin H.I., 62-vjeçar, nga i cili janë konfiskuar tri revole.

Bazuar në hetimet fillestare, policia thotë se të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara, ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42-vjeçar.

Related Articles