Gjykata urdhëron arrest shtëpiak për presidentin e klubit evropian për mashtrim dhe pastrim parash

Gjykata urdhëron arrest shtëpiak për presidentin e klubit evropian për mashtrim dhe pastrim parash

Një gjykatë në Portugali ka urdhëruar arrest shtëpiak për presidentin e Benficas, Luis Felipe Vieira, derisa ai të paguajë shumën prej tre milionë eurosh.

Vieira dhe tre të tjerë u arrestuan në fillim të kësaj jave në operacionin “Kartoni i Kuq” për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Avokati mbrojtës Manuel Silva u ka thënë gazetarëve se presidenti i klubit më të madh portugez është i pafajshëm.

Nga ana tjetër, Benfica nuk është duke u hetuar.

Luis Felipe Vieira e drejton Benfican prej vitit 2003.

Related Articles