Osmani takohet sot me të dërguarin e BE-së, Peter Sorensen

Osmani takohet sot me të dërguarin e BE-së, Peter Sorensen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar për të parën herë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani thotë se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani.

E para e vendit shtoi se do të punohet fort me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”.

Related Articles