Derisa po shkonte në shtëpi, një burrë në Prishtinë është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndëri i tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar sot policia.
I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Policia tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori.