Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, kjo është agjenda e presidentes Osmani

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, kjo është agjenda e presidentes Osmani

Nesër Kosova feston përvjetorin e 17-të të Pavarësisë.

E presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të ketë një agjendë të ngjeshur për nder të kësaj dite historike.

Agjenda e Presidentes Vjosa Osmani për nesër:

Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;

Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;

Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;

Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;

Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë

Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Republikës së Kosovës.

Related Articles