Nait Hasani është rrëfyer për takimin e tij të fundit me komandantin legjendar, Adem Jashari, raporton Gazeta “Enigma”.
“Me Adem Jasharin jam taku në fund të vitit 1994 dhe në vazhdimësi deri kur kam ra në burg, data e fundit ka qenë më 17 janar të vitit 1997 bashkë me Rexhep Selimin. Jemi taku pas shpërthimit të bombës në Prishtinë, kemi diskutu se cilat hapa të mëtutjeshëm me i marrë”, tha Hasani në Klan Kosova.
Tutje Hasani ka theksuar se për luftëtarët vdekja nuk ishte asgjë.
“Kam hy në luftë, në luftë nuk dihet kush del i gjallë, as që e kam menduar që mundem me shpëtu, e kam mendu qe në çdo vend mundem me u vra. Kam qenë në të gjithë territorin e Kosovës, natën vetëm”, tha ai. /Gazeta Enigma/