Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/