Rrokullisja e aeroplanit në Toronto, ja çfarë dihet deri më tani

Rrokullisja e aeroplanit në Toronto, ja çfarë dihet deri më tani

Një aeroplan është rrokullisur gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos, Kanada.

Për lajmin njoftuar zyrtarët e këtij vendi, të cilët konfirmuan incidentin.

Ajo që dihet deri më tani është se fluturimi “4819 i Delta Airlines” u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e Torontos rreth orës 14:45 me orën lokale, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA (FAA).

Aeroplani mbante 80 persona, të cilët u evakuuan të gjithë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar në incident, duke përfshirë një fëmijë dhe dy të rritur me lëndime kritike.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Ministrja e Transportit e Kanadasë thotë se po ndjek nga afër “incidentin e rëndë”

Ndërkohë, kryeministri i Ontarios, Doug Ford tha se ndjehet i lehtësuar që “nuk ka viktima” nga ulja e përplasjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos Pearson.

“Zyrtarët provincialë janë në kontakt me aeroportin dhe autoritetet lokale dhe do të ofrojnë çdo ndihmë që është e nevojshme,” tha ai në një postim në X. /Gazeta Enigma

Related Articles