Abdixhiku: LDK në plotni e respekton vullnetin qytetar të shprehur gjatë zgjedhjeve

Abdixhiku: LDK në plotni e respekton vullnetin qytetar të shprehur gjatë zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në këtë takim, Abdixhiku e njoftoi atë për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

“LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër”, tha Abdixhiku.

“LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian”, theksoi tutje ai.

Related Articles