Këta janë kandidatët më të votuar për deputet nga AAK-Nisma

Këta janë kandidatët më të votuar për deputet nga AAK-Nisma

Me rreth 70 për qind të votave, më i votuari në listën e koalicionit AAK-Nisma është kandidati i këtij koalicion për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Pas tij, renditet Daut Haradinaj, kurse i treti në listë është kryetari i Nismës, Fatmirë Limaj.

Sipas listës që e ka siguruar Nacionalja, Ramush Haradinaj ka marrë 32164 vota, Daut Haradinaj 19030, Fatmir Limaj 16454, Time Kadrijaj 11366, Bekë Berisha 10899, Lahi Brahimaj 8820, Arber Tolaj 7598, Albana Bytyqi 7581, Ardian Gjini 7408, dhe Bashkim Ramosaj 7312.

Ajo që bije në sy në këtë listë është se shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në legjislaturën e kaluar, Besnik Tahiri, duket se nuk e ka marrë mbështetjen e duhur për të qenë deputet në këtë legjislaturë.

Kurse, Haki Abazi, i cili kishte kaluar në AAK nga VV-ja i ka marrë 1160 vota.

Related Articles